05/09/2016

Pedetta Drejtori i ri i Përgjithshëm i Colacem

Bordi drejtues i Colacem S.p.A ka emëruar Fabrizio Pedetta drejtor të përgjithshëm të tregjeve Itali, Shqipëri dhe Spanjë. Kjo zgjedhje është në vazhdimësi të proçesit të riorganizimit tashmë të nisur nga ndërmarrja eugubine e Grupit Financo të familjeve Colaiacovo, që ka si element kryesor vertikalizimin dhe integrimin e bizneseve të çimentos, betonit dhe transportit. Fabrizio Pedetta vjen nga përvoja të konsiderueshme profesionale në sektorin e ndërtimit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke qënë se ka punuar për kompani të mëdha shumëkombëshe.

Një menaxher të cilit i janë njohur zotësi të spikatura për të kthyer strategjitë në objektiva biznesi, edhe në periudha krize. “Me përfshirjen e një menaxheri me profil të lartë dhe një organizim më të mirë mund të përballojmë në mënyrë më efektive sfidat e reja në një botë të ndryshuar në mënyrë rrënjësore.”- deklarojnë delegatët e Bordit Drejtues Colacem Carlo, Franco, Francesca e Ubaldo Colaiacovo. Colacem S.p.A. është mes lidërve italianë për prodhimin e çimentos dhe lidhësve hidraulikë. 

Pesëdhjetë vitet e rritjes së fortë kanë bërë që ndërmarrja të punojë në Itali me shtatë stabilimente të shpërndara  në tërë territorin kombëtar dhe me impiante të tjerë prodhimi në Europë, Amerikën Qëndrore, Amerikën Veriore dhe Afrikën Veriore. Periudha e krizës e tregut të ndërtimit italian, konsumi kombëtar i çimentos ka rënë nga 46,4 milion ton në 2007 deri në 19.6 milion ton në 2015 (- 58%), bëri që Colacem të realizojë një strategji rivitalizimi me një objektiv të dyfishtë: konsolidimin e rezultateve pozitive të arritura në fazën e rritjes dhe përgatitjen e organizatës dhe strukturës së prodhimit për skenare të reja që industria e ndërtimit paraqet.

Ndërmarrja është përqëndruar ndër vite në qëndrueshmërinë, duke investuar në mënyrë konstante në teknologjinë dhe risitë, fakt që e lejon atë sot të mburret me stabilimentet shumë të avancuar dhe modern, në efikasitet perfekt dhe me ndikim shumë të ulët në mjedis.

Colacem është gjithashtu e angazhuar në përhapjen e një kulture të re ndërtimi: shembjen dhe rindërtimin e ndërtesave të vjetra dhe jo efikase, restaurimin dhe rigjenerimin e zonave urbane, me një vëmendje të veçantë në ruajtjen e energjisë, kapacitetin sizmik dhe ruajtjen e territorit; përforcimin e objekteve infrastrukturore të dobishme për konkurencë, duke u siguruar shërbime dhe lëvizshmëri njerëzve dhe mallrave në mënyrë të qëndrueshme. Shuma e thjeshtë e tregut i hap rrugën një mënyre të re të propozuarit dhe të përdorurit të çimentos, duke e bërë akoma më të lidhur me konceptin e “cilësisë së jetës” të njerëzve. 

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info