Profili i kompanisë

Colacem SpA është prezent, që nga viti 1994, në tregun shqiptar me produktet e saj.

Në 2008, Colacem SpA duke parë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, vendos të prezantojë një plan investimi për fabrikën e çimentos në Balldre, Lezhë. Gjatë po këtij viti, Colacem pajiset me lejen minerare, lejen e mjedisit dhe lejen e ndërtimit.

Më 31 mars 2009, me anë të një ceremonie simbolike vendoset edhe guri i parë, gjë e cila përkon me fillimin zyrtarisht të punimeve për realizimin e investimit.

Më 22 tetor 2010 përfundon faza e parë e invesimit; impianti i bluarjes. Në të njëjtën kohë Colacem Albania del në treg me produktin e prodhuar në stabilimentin në Balldre. 

 

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info