Colacem është një prej kompanive më të reja ndër prodhuesit e çimentos, megjithatë është pozicionuar me kohë si kompania e tretë në tregun italian e atë shqiptar dhe e para në eksportin, me një zhvillim të madh edhe në nivel ndërkombëtar.
Për pjesën më të madhe, faktorët që kanë lejuar një rritje kaq të shpejtë lidhen me vizionin e saj gjithmonë të orientuar drejt tregut, të rejave teknologjike dhe qëndrueshmërisë.
Në një sektor industrial që lëviz vëllime të mëdha, me një ndikim të madh të energjisë në kosto, ka rezultuar faktor suksesi të pasurit e stabilimenteve shumë efikase, të afta për të zvogëluar në maksimum harxhimin e karburanteve dhe lëndëve të para.
E gjithë kjo falë dëshirës për të synuar gjithnjë teknologjitë në më të mira në dispozicion dhe në modernizimin e impianteve, që sot mund të konsiderohen si më të zhvilluarat në Europë. Ky është rasti edhe i stabilimentit në Balldre, Shqipëri.
Bëhet fjalë për një qasje industriale që lidhet me qëndrueshmërinë dhe një eksperiencë të konsoliduar që kompania zotëron në çdo vend ku është e pranishme, pavarësisht nga normativat mjedisore të referimit; qofshin këto pak apo shumë shtrënguese.
Investimet teknike dhe strategjitë industriale, të cilat kanë për qëllim kryesor lidhjen e zhvillimit të kompanisë dhe qëndrueshmërisë së saj ekonomike me vëmendjen ndaj mjedisit, efikasitetin e energjisë, sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës, cilësinë e produkteve dhe shërbimeve të ofruara. Në qendër vendosin gjithmonë “Njeriun”.
Vëmendja ndaj ambientit, në fakt, ka rezultuar një ndër gjërat kryesore që e ka lejuar Colacem të pozicionohet si kompani lider në panoramën kombëtare dhe ndërkombëtare.
Sepse, sot më shumë se kurrë, qëndrueshmëria është sinonim i konkurencës.