27/11/2016

Confindustria Umbria shikon me optimizëm drejt eksportit

“Umbria Business Matching” ishte mundësia për Confindustria Umbria për të inkurajuar dhe mbështetur një mirëkuptim të ndërsjellë mes realiteteve ekonomike e territorit të biznesit dhe për të verifikuar mundësitë e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Pavioni 9 i Panairit të Umbrias në Bastia Umbra kishte afërsisht treqind ndërmarrje pjesëmarrëse. 

Në sallën e kongreseve u zhvilluan një sërë takimesh mes të cilave tre prezantime Country të dedikuara Tunizisë, Indisë dhe Argjentinës, nga të cilat kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ambasadave përkatëse.

Si përfaqësues i tunizianëve mori pjesë Giuseppe Colaiacovo, Drejtor i Përgjithshëm CAT dhe Zëvendës President i Colacem, duke përcjellë eksperiencën pozitive dhe sfiduese dhjetra vjeçare të ndërmarrjes eugubine në një territor që i ka rezistuar edhe kohërave shumë kritike për proçeset prodhuese.

Kjo ishte edhe një mundësi për të vënë në pah filozofinë e Colacem që ka dashur të investojë në Tunizi duke ndjekur parimet e qëndrueshmërisë. Rezultatet ishin para syve të të gjithëve. Colacem ka eksportuar kështu një model që shfaqi përsosmërinë e të bërit industri. Punimet u mbyllën nga ndërhyrja e Fancesco Bracchi për shoqërinë e Grupit Financo, Grifo Broker. 

Në pasdite u zhvillua një workshop i organizuar nga Grupi i Sipërmarrësve të Rinj të Confindustria Umbria me titullin: “Ekonomia e ndryshimeve”, dedikuar share economy* dhe crowdfunding*. 

*share economy – ekonomi e shpërndarë

*crowdfunding – mbledhja e fondeve

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info