Ambienti

Dëshira jonë për të qënë pararëndës të risisë në terma te politikave industriale, organizimit të punes dhe metodave të punës, ka frymëzuar gjithmonë veprimet sipermarrese.
Çdo aktivitet i kryer nga njeriu, edhe ajo më e thjeshta dhe e padëmshmja, ka një lloj ndikimi në mjedis. 

Ruajtja e mjedisit, shëndetit dhe sigurise në punë janë qëllimet kryesore që kanë frymëzuar Colacem Albania që në fazen e projektimit.

Ky këndvështrim industrial ka udhëhequr shoqerinë të ndërmarrë të gjitha veprimet e nëvojshme që të bëjë sistemin e saj plotësisht të respektueshëm ndaj territorit, shumë me tepër se standartet e kërkuara nga ligji.
Certifikimi mjedisor ISO 14001 i dhënë kompanisë që në fazat e saj te para ne 2013, është nje njohje e qartë e këtij këndveshtrimi.
Prandaj, qellimi i kompanisë është prodhimi i çimentos në mënyrën sa më efikase të mundur, duke reduktuar konsumin e energjise dhe të lëndeve të para natyrore të parinovueshme, duke parandaluar dhe zvogëluar ndikimin e verimtarive në territor dhe në komunitetin vendor.

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info