Colacem është ngahera aktive për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve në lidhje me normat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Struktura organizative përgjegjëse për sigurinë përbëhet nga një zyrë qëndrore e formuar nga personel i specializuar dhe nga përgjegjës vendor të aftë për të siguruar të gjithë mbështetjen e nevojshme në stabilimente dhe në zyrat qëndrore.
Pranë njësive të prodhimit, në të cilat Punëdhënësi është Drejtori i Stabilimentit, punonjësit emërojnë përfaqësuesin përkatës për sigurinë individuale, sic edhe e parashikon normativa, në kufinjtë e prezantimit sindakal.
Një përpjekje e veçantë i është kushtuar aktivitetit të trajnimit të punëtorëve përmes ilustrimit të një dokumenti të vlerësimit të rriskut, që përmban masat e caktuara t parandalimit dhe mbrojtjes. Kjo nuk ndalet në urdhërimet ligjore, por i kushton një rëndësi të madhe analizës së rrezikut të mbetur, e që lidhet me sjelljen e njerëzve dhe me paparashikueshmërinë e ngjarjeve të dëmshme.
Colacem ofron vazhdimisht formimin dhe sensibilizimin e të gjithë personelit mbi parandalimin dhe rreziqet e lidhura me vendin e punës.