28/05/2017

Domicem rinovon marrëveshjen e saj me Shoqatën Don Bosco në favor të fëmijëve.

Domicem dhe Shoqata "Muchachos y Muchachas con Don Bosco" rinovuan marrëveshjen e bashkëpunimit në favor të fëmijëve të rrugës, me të cilën kompania e çimentos synon të mbështesë projektet e Shoqatës Salesiane, duke dhuruar  pesëdhjetë peso dominikan për çdo thes çimentoje të shitur në vend. Nënshkrimi u zhvillua në qendrën "Canillitas con Don Bosco", në Santo Domingo, me prani të Francesco Cardi dhe Stefano Pierotti, përkatësisht AD dhe Drejtori i Financave dhe i Kontrollit të Domicem dhe Atë Carlos Piantini, drejtor i Shoqatës Don Bosco, së bashku me drejtuesit Domicem dhe  fëmijët e këtij komuniteti edukues dhe fetar. Cardì konfirmoj angazhimin e Domicem për të mbështetur veprimet e qendrës në favor të këtyre të rinjve, duke nënvizuar se si ky partneritet ka një vlerë ekonomike prej mbi 2,850,000 pesos çdo vit. Domicem njihet në misionon, në punën, në përkushtimin dhe pasionin e të gjithë njerëzve të përfshirë në organizatën Don Bosco në favor të formimit të fëmijëve. Vëmendja e madhe e Domicem ndaj çështjeve sociale përfaqësohet në mënyrë të përkryer nga veprimtaria e Shoqatës Don Bosco, e cila po bën një punë të vlefshme në shërbim të vendit. Atë Carlos Piantini, drejtor i Shoqatës, falenderoi Domicem për mbështetjen që çdo vit  jep në dobi të fëmijëve, thelbësore për t'i shpëtuar ata nga rruga, duke i formuar dhe duke u dhënë atyre mundësinë për një jetë më të mirë.

Cookies na ndihmojnë që të ofrojmë shërbimet tona. Duke përdorur këto shërbime, pranoni përdorimin e cookies nga ana jonë. Info