U mbajt në Romë Konferenca e VIIII Kombëtare për Efiçencën e Energjisë e organizuar nga Miqtë e Tokës. Duke përfaqësuar ndërmarrjen tonë ishte Giuseppe Colaiacovo, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm i CAT, me një prezantim me titull “Investime, zhvillim, risi e qëndrueshmëri në Afrikën e Jugut”.
Në këtë raport ishin shqyrtuar aspektet ekonomike, sociale dhe mjedisore të stabilimentit CAT pas blerjes nga Colacem, me detaje mbi projektin CDM (Clean Development Mechanism)*, në lidhje me rekuperimin e biomasës, të marrë nga mbetjet e prodhimit të vajit të ullirit, në proçesin e pjekjes të klinkerit në zëvendësim të lëndëve djegëse.
I vetmi projekt CDM italian i sektorit të çimentos i regjistruar pranë Kombeve të Bashkuara. Ndërhyrja, e cila mund të shikohet në adresën:- https://www.radioradicale.it/scheda/492435/viii-conferenza-nazionale-sullefficienza-energetiva-prima-giornata – theksoi vëmendjen e shoqërisë tonë ndaj qëndrueshmërisë, duke treguar fotot e stabilimentit të Tunizisë para dhe pas ndërhyrjeve për modernizimin e tij. Ajo që Drejtori i Përgjithshëm i CAT ka përcaktuar si “një shembull virtuoz i “Made in Italy” që i referohet industrisë së çimentos”.
Gjatë Konferencës, Presidentja e Miqve të Tokës, Monica Tommasi, shpjegoi si “vitet e ardhshme do të jenë vendimtare për përcaktimin e politikave të reja energjitiko- klimaterike dhe mënyra se si ky pasazh do të përballohet do t’i ofrojë Italisë mundësinë për të përshkruar në mënyrë autonome politika më efikase për arritjen e rezultateve”. E gjithë kjo, shtoi- “në sinergji me politikat ekonomike dhe industriale të nevojshme për të “ringjallur” ekonominë dhe për të vlerësuar rritjen e përsosmërisë së teknologjisë në vendin tonë.
*CDM (Clean Development Mechanism) – Mekanizmi i Zhvillimit të Pastër