Falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Komunikimit dhe personelit të selisë në Balldre nga sot është online faqja web e Colacem Albania sh.p.k. në adresën e mëposhtme : http://www.colacem.com/al/sq/.
Faqja, në versionin shqip edhe anglisht, bën pjesë në platformën e re web të Grupit, që tani për tani përmban vetëm Colacem Italia dhe Colacem Albania, por që shumë shpejt do të mirëpresë të gjitha ndërmarrjet e biznesit kryesor.
Faqja ka për qëllim të përhapë vlerat që ngahera e veçojnë Colacem: qasjen e qëndrueshme industriale, përzierjen e teknologjisë, burimet njerëzore dhe profesionalizmin, dhe që mundësoi një ndërkombëtarizim të shpejtë të grupit, për të krijuar një vlerë ekonomike dhe shoqërore.
Në faqen kryesore një foto e Lezhës. Ky është qyteti ku konkretizohet në pjesën më të madhe fryti i punës tonë. Produkti çimento që do të vazhdojë të jetë protagonist në të ardhmen, për realizimin e atyre vendeve ku njerëzit jetojnë, punojnë, marrin shërbime, ndërtojnë marrëdhënie, marrin pjesë në komunitet, duke krijuar një vlerë ekonomike, sociale dhe kulturore.
Një grafikë moderne, që ka për qëllim të mbetet në mendje, “e zgjuar” duke u dhënë një hapësirë të mjaftueshme imazheve. Objektivi është ai i të komunikuarit me thjeshtësi dhe efikasitet angazhimin e kompanisë dhe të Grupit, përtej të gjithë informacionit në produkte e shërbime të dobishme për klientët dhe palëve të ndryshme të interesuara.
Pjesa e lajmeve do të jetë e njëjtë për të gjitha ndërmarrjet e Grupit: një hapësirë e përbashkët, një fushë e krahasimit ndërkombëtar shumëgjuhësh, mundësia për të ofruar një imazh të ri për ne.